U kritikua pse nuk futi në lojë Asanin, Sylvinho jep shpjegimin

Është përzgjedhësi i ‘kuqezinjve’, Sylvinho ai i cili ka reaguar pas kritikave të shumta që mori në adresë të tij pse nuk futi në lojë Jasir Asanin, njëri ndër futbollistët më meritorë që Shqipëria kishte në grumbullimet në kohën kur luheshin ndeshjet kualifikuese për europianin e vitit të kaluar.

Megjithatë, braziliani Sylvinho jep versionin e tij të shpjegimit rreth vendimit që Asani të mos futej fare në lojë në duelin ndaj Serbisë.

“Jemi përmirësuar shumë, kemi lojtarë të mirë, me teknikë të mirë dhe fizikisht mirë. E kam diskutuar edhe me lojtarët, që kemi shkuar në Europian edhe falë golave dhe performancave shumë të mira të Asanit dhe Nedim Bajramit”, deklaroi pas ndeshjes Sylvinho.

Ai la të kuptohet se do të vijë koha që të luajnë të gjithë, duke aluduar se nuk duhet të ketë pakënaqësi nga ata që nuk u paraqitën fare në fushë.

“Por është dhe gjë e mirë, mua si trajner më pëlqen, edhe kundërshtari nuk di çfarë të presë nga skuadra jonë. Mund të ketë Brojën, i gjatë, me forcë fizike dhe shpejtësi, mund të jetë Uzuni, Asani i cili luan me këmbën e majtë, i vogël por di të depërtojë në fushë. Është diçka e mirë për ne sepse kemi lojtarë të nivelit të lartë, do të vijë sigurisht momenti i të gjithëve, por jam i kënaqur dhe krenar me lojtarët e mi”, shtoi tutje braziliani.

Shqipëria tani numëron katër pikë në grupin K dhe zë vendin e dytë, ndërsa lider është Anglia me nëntë sosh.

Read Previous

Kosova po mbetet vend i ri

Read Next

Papa Leoni XIV kundër nacionalizmit: Nuk ka vend për paragjykime