• 11 August, 2022

U hodh nga makina për t’i shpëtuar përplasjes, ndërron jetë shqiptari në Itali

Një aksident rrugor i ka marrë jetën një 37-vjeçari në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, 30 korrik në zonën e Casatimsa (Pavia).

Për arsye endë të panjohura mësohet se shqiptari pasi humbi kontrollin e makinës ka tentuar të frenojë për më shumë se 50 metra, duke përfunduar në dalje të rrugës ku është përplasur me një pemë, raportojnë mediat italiane.

37-vjeçari, i cili ndodhej vetëm në makinë, për t’i shpëtuar përplasjes fatale është hedhur nga makina në ecje, por kjo rezultoi fatale për të.

Ambulanca dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje por fatkeqësisht kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e tij.

/GazetaExpress/

Read Previous

Parashikimi i motit për 7 ditët e ardhshme në Gjakovë

Read Next

Gjobiten pesë shoferë, po vozisnin nën ndikim të alkoolit