Policia e Kosovës ka njoftuar se në autostradën “Arben Xhaferi” ka identifikuar pesë shoferë duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Ata janë gjobitur me gjobë nga 200 deri në 500 euro dhe iu ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik nga 6 deri në 12 muaj, varësisht nga sasia e alkoolit në gjak.
Policia e Kosovës ka apleuar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, “për të pasur një siguri më të madhe në trafik”.
/Kallxo.com/