U futën ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen dy serbë

Njësia patrulluese e Policisë Kufitare së bashku me KFOR-in, gjatë patrullimit kanë vërejtur një veturë duke hyrë nga Serbia në Kosovë, jashtë pikës së kalimit kufitar.

Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se brenda veturës ishin dy shtetas serb.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, teksa ka sugjeruar që të vazhdohet në procedurë të rregullt. /Insajderi/

Read Previous

Anthony Joshua jep parashikimin e tij për fituesin e duelit mes Mike Tyson dhe Jake Paul

Read Next

Kreditë e reja shënojnë rritje për muajin shkurt me 24.28 për qind