Anthony Joshua jep parashikimin e tij për fituesin e duelit mes Mike Tyson dhe Jake Paul

Anthony Joshua e ka dhënë parashikimin e tij për duelin e shumëpritur mes ish-kampionit botëror të boksit, Mike Tyson dhe YouTuber-it Jake Paul.

Muajin e kaluar u konfirmua se Tyson do të shkojë kokë më kokë me Paul, i cili ka zgjeruar rekordin e tij profesional në 9-1 me një fitore në raundin e parë ndaj Ryan Bourland në Puerto Rico më datë 2 mars.

Ky event do të transmetohet ekskluzivisht ditën e shtunë në Netflix, ndërsa dueli do të zhvillohet në stadiumin AT&T që ka një kapacitet prej 80 mijë ulësesh.

Por, çfarë mendon Anthony Joshua për këtë duel? Në një intervistë për The Jonathan Ross Show, Joshua ka komentuar moshën e Tyson para se të bëjë parashikimin e tij.

“Ai (Tyson) është më i vjetër tani. Do të lutem që ai ta përfundojë këtë duel në gjendje të mirë. Mendoj se Jake Paul do të fitojë për shkak të moshës, kjo është e vetmja gjë”, ka thënë Joshua fillimisht.

“Unë personalisht mendoj se boksi i influencerëve është shumë i mirë. Unë mendoj se të fortët e boksit, nuk e pëlqejnë këtë sepse mendojnë ‘Pse ata po tregojnë mungesë respekti ndaj sportit tonë?’’, u shpreh ai.

“Por, mendoj se ky person i sjell të gjithë njerëzit që shikojnë boks diçka që i konvenon që të gjithëve. Të gjithë ata që e përcjellin këtë duel ndihmojnë”, përfundoi Joshua. /Telegrafi/

Read Previous

Nëntë persona lëndohen nga aksidenti në Klinë

Read Next

U futën ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen dy serbë