Dy shqiptarë bashkë me një grek u arrestuan nga policia greke, pasi u kapën me 49 kilogramë drogë të llojit marihuanë.
Të dyshuarit po shkonin në drejtim të Greqisë me dy vetura, ndërsa droga u sekuestrua nga njëra prej tyre.
Mjetet ishin nisur nga Athina dhe janë ngarkuar me drogë në kufi me Shqipërinë, për t’u rikthyer sërish në Athinë.
Greku 68-vjeçar po vozistte automjetin që droga ishte e futur në bagazhin e saj.
Ndërsa dy shqiptarët, njëri 21 dhe tjetri 22-vjeçar, që janë kushërinj mes vete, kishin rolin e kontrollorit të rrugës për të shmangur kontrollet policore.
/klankosova/euronewsal/