U.d. i Kryeprokurorit të Shtetit dhe shefi i Misionit të Eulex-it flasin për çështje të sundimit të ligjit

Ushtruesi i Detyrës i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në një takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, me bashkëpunëtorë.

U. d. kryeprokurori Kelmendi dhe shefi i Eulex-it, Barbano, patën diskutime konstruktive dhe përmbajtjesore lidhur me çështjet e interesit të përbashkët, përfshirë këtu rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në proceset institucionale, nevojën për ruajtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor ku bënë pjesë edhe sistemi prokurorial, si edhe ngritjen e koordinimit në çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Duke e vlerësuar lart angazhimin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë në monitorimin e punës së sistemit prokurorial, u.d. kryeprokurori Kelmendi ka potencuar se EULEX-i mbetët një nga partnerët me të rëndësishëm të institucionit të Prokurorit të Shtetit./IndeksOnline/

Read Previous

Ish-lojtari i Man United: Preferoj Van Nistelrooy si trajner më shumë se Ruben Amorim

Read Next

Haxhiu në Turqi viziton shërbimin korrektues