Twitter do të lejojë këdo të aplikojë për verifikim të llogarisë

Twitter ka rinisur programin e tij të verifikimit publik, duke lejuar këdo që të aplikojë për një shenjën verifikuese blu.

Sipas medieve të huaja, kompania gjithashtu parashikoi ndryshimet e mundshme që do të vijnë në profile, si dhe etiketën e ardhshme për llogaritë e automatizuara.

Për ta vendosur shenjën verifikuese në llogari, përdoruesit duhet të plotësojnë njëherësh disa kritere, të cilat përfshijnë një llogari me interes publik, që përputhet me njërën nga gjashtë llojet e kategorizimeve, si dhe faqja duhet të jetë “autentike, e dukshme dhe aktive”.

Më poshtë janë të renditura gjashtë kategoritë e llogarive që mund të kualifikohen për verifikim;

Llogaritë që përfaqësojnë faqet qeveritare;

Kompanitë, brendet dhe organizatat;

Organizatat e lajmeve dhe gazetarët;

Faqet argëtuese;

Sportet dhe lojërat;

Aktivistët, organizatorët dhe individët e tjerë me ndikim.

Ju do të jeni në gjendje të aplikoni për verifikim në skedën “Account Settings” në një moment “gjatë disa javëve të ardhshme”. Pasi të keni aplikuar, Twitter thotë se mund ta merrni një përgjigje “brenda disa ditësh”, por ky afat kohor mund të zgjasë deri në disa javë në varësi të vëllimit të aplikimeve. Të gjitha aplikimet do të vlerësohen nga njerëzit, tha kompania Twitter në një konferencë shtypi. /Telegrafi/

Read Previous

529 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Read Next

SHBA: Transferet e kriptovalutave mbi 10 mijë dollarë duhet të raportohen