Turqia kërkon marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë edhe për targat

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Samitin e nismës së “Ballkanit të Hapur”, që po mbahet në Beograd.

“Turqia do të vazhdojë me komunikimin për të arritur një marrëveshje edhe për targat dhe çështjet e tjera”, tha Çavusoglu.

Shefi i diplomacisë turke shtoi se lidhur me dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, marrëveshja për dokumentet vërteton që duhet të shikohen interesat e përbashkëta në vend të dallimeve.

“Turqia ka komunikim të hapur me dy palët dhe ne do të vazhdojmë të nxisim dialogun për të arritur një marrëveshje për targat dhe çështjet tjera që mbeten”, tha Mevlut Çavusoglu.

/GazetaSinjali/

Read Previous

G7 kërkon të vendosë çmim tavan për naftën

Read Next

Parashikimi i motit për 7 ditë