Turqia goditet nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.9 magnitudë

Turqia u godit sot nga një sërë tërmetesh, e më i forti ishte ai me fuqi prej 4.9 magnitudë.

Epiqendra e tërmetit ishte 64 kilometra larg qytetit Kahramanmarash në pjesën qendrore të Turqisë, në një thellësi prej 10 kilometra.

Fjala është për rajonin që më 6 shkurt u godit nga një tërmet i fuqishëm që u ndie pothuajse në tërë Turqinë dhe Sirinë, ku si pasojë humbën jetën dhjetëra mijëra persona.

E sot në Turqi janë regjistruar disa tërmetet me fuqi shkatërruese prej 3 dhe 4 magnitudë.

Kështu të paktën është bërë e ditur nga qendra evropiane sizmologjike, e njohur ndryshe si EMSC.

/Telegrafi/

Read Previous

Kurti: Refuzimi i pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet në veri, shenjë e qartë e kontrollit nga Beogradi

Read Next

Zelensky viziton Khersonin, thotë se gjithçka do të “ndërtohet nga e para”