Trump shton akuzat ndaj prokurorit Jack Smith: Është i çmendur, duhet të dëbohet nga SHBA-ja

Republican presidential nominee former President Donald Trump, left, and U.S. special counsel Jack Smith. AP/Getty Images

Donald Trump gjatë ditës së djeshme deklaroi se nëse fiton zgjedhjet në muajin nëntor, do ta shkarkonte prokurorin federal që po heton nëse ai ka tentuar të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, duke sugjeruar më vonë se këshilltari i posaçëm mund të dëbohej nga vendi.

Kur u pyet gjatë një interviste nëse do ta falte ose do ta shkarkonte këshilltarin e posaçëm, Jack Smith, ai u përgjigj “është shumë e lehtë. Do ta shkarkoja brenda dy sekondave”.

“Unë nuk mendoj se do të më akuzonin për shkarkimin e Jack Smithit”, tha 78-vjeçari, shkruan skynews.

Smith është duke udhëhequr çështjen penale federale kundër Trumpit rret përpjekjeve për të manipuluar zgjedhjet e vitit 2020, të cilat i fitoi Joe Biden.

Në një intervistë tjetër për radion WABC, Trump shkoi më tutje duke deklaruar se duhet të dëbohet Smith.

Ai tha se SHBA-ja duhet të “heqë qafe vrasësit, kriminelët dhe ata me çrregullime mendore. Duhet t’i largojë nga vendi. Jack Smithin duhet ta hedhim me ta – njerëzit me çrregullime mendore. Jack Smith duhet konsideruar si një person me çrregullime mendore dhe duhet dëbuar nga vendi”, tha kandidati republikan për president të SHBA-së.

Smith është jurist me përvojë, i cili ka shërbyer si kryeprokuror në tribunalin ndërkombëtar në Hagë, ku ka hetuar dhe ka ndjekur penalisht krimet e supozuara të luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në muajin nëntor të vitit 2022, prokurori i përgjithshëm Merrick Garland e emëroi Smithin si këshilltar të posaçëm të pavarur, përgjegjës për mbikëqyrjen e dy hetimeve penale ndaj Trumpit. /Telegrafi/

Read Previous

SHBA miraton shitjen e armëve prej 2 miliardë dollarësh për Tajvanin

Read Next

Pedagoge Drita Kamberi: Adoleshentët nuk hezitojnë të kërkojnë ndihmë