Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se përfundimi i luftës në Ukrainë është “në duart e Rusisë.”
“Unë mendoj se rusët duan që kjo luftë të përfundojë,” është shprehur Trump.
Gjithashtu presidenti amerikan nënvizoi se Rusia ka marrë shumë territor.
“Por unë mendoj se ata i mbajnë paksa kartat në duar, sepse kanë marrë shumë territor”, ka thënë më tej ai.