Trump për vendimin e gjykatës: Gjithçka u bë nga Bideni dhe njerëzit e tij

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në një konferencë për media të premten ka thënë se vendimi që ai të shpallej fajtor për falsifikim të dokumenteve të biznisit, “është bërë nga presidenti aktual Joe Biden dhe njerëzit e tij”.

“Veç sa ta kuptoni, krejt kjo është bërë nga Bideni dhe njerëzit e tij, ndoshta njerëzit e tij, e më e rëndësishmja, nuk e di nëse ai di për këtë sepse nuk e di nëse ai di ndonjë gjë për çkado, por ai është megjithatë presidenti dhe ne duhet ta përdorim emrin e tij. Kjo është bërë nga Washingtonit dhe askush s’ka parë ndonjëherë diçka të tillë”, ka thënë ai.

Trumpi ka thënë se do të apelojë vendimin./Koha.net

Read Previous

Kamberi thotë se institucionet e Serbisë po ndërhyjnë në zgjedhjet në Luginë

Read Next

OKB: Ndihmat humanitare nuk po shkojnë te civilët në Gaza