Trump: Në mandatin tim të parë të gjithë po më luftonin, tani duan të jenë miq

Manjatë të teknologjisë, politikanë amerikanë, liderë të huaj dhe madje disa në media po “konkurrojnë” për të qenë pranë presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Presidenti i zgjedhur deklaroi se këta persona, që dikur e luftonin gjatë mandatit të tij të parë, dëshirojnë që të jenë miq me të.

“Në mandatin e parë, të gjithë po më luftonin. Në këtë mandat, të gjithë duan të jenë miqtë e mi. Nuk e di, personaliteti im ka ndryshuar apo diçka tjetër” u tha Trump gazetarëve në Mar-a-Lago në Florida të hënën.

“Për momentin, njerëzit po vlerësojnë se është më mirë të jesh në anën e tij të mirë sesa jo. Problemi për ta është se ana e tij e mirë ndryshon shpesh”, tha Wendy Schiller, një profesore e shkencave politike./abcnews.al

Read Previous

Liverpooli dyfishon ofertën e Man Utd

Read Next

​Kurti thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për votim