Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Presidenti amerikan Donald Trump po kërcënon të përdorë ushtrinë kundër protestuesve në qytetin amerikan të Mineapolis pas përleshjeve atje.
Media amerikane raportoi sot për përleshje midis protestuesve dhe officerëve të zbatimit të ligjit që zgjatën me orë të tëra.
”Agjitatorë profesionistë dhe kryengritës ndodhen pas trazirave në qytet, në shtetin qendror të Minesotës”, tha presidenti Trump.
“Unë do të miratoj aktin e kryengritjes, të cilin shumë presidentë e kanë bërë para meje, dhe do t’i jap shpejt fund absurditetit që po ndodh në atë shtet dikur të madh”, shkroi ai në platformën e tij Truth Social.
Ai mbrojti përsëri zyrtarët e imigracionit, të cilët janë përballur me rezistencë në shumë qytete të kontrolluara nga demokratët për shkak të kontrolleve të tyre kundër migrantëve.
Ligji i kryengritjes autorizon presidentin të vendosë ushtrinë brenda vendit në rrethana të jashtëzakonshme për të shtypur trazirat dhe për të marrë pjesë në masat e zbatimit të ligjit.
Tensionet janë ende të larta në Minesota.
Një javë pas të shtënave fatale të një gruaje nga një oficer i zbatimit të ligjit për imigracionin dhe doganat (ICE), një tjetër oficer federal kohët e fundit qëlloi me armë dhe plagosi një burrë në qytet.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare raportoi në X se incidenti ndodhi gjatë një “kontrolli të synuar të trafikut”, të mërkurën në mbrëmje. /ATSH-DPA/