Trump: Kërcënimet e mia ndaj anëtarëve të tjerë të NATO-s janë një mënyrë për të negociuar

Donald Trump i përshkroi kërcënimet e tij të fundit ndaj vendeve të tjera anëtare të NATO-s si një “mënyrë negocimi” gjatë një transmetimi televiziv të martën.

Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan për president në nëntor shkaktoi panik në Europë kur kërcënoi në shkurt se nuk do të garantonte më mbrojtjen e vendeve anëtare të NATO-s kundër Rusisë, nëse ato nuk paguanin detyrimet e tua.

Deklaratat e tij u kritikuan ashpër nga liderët e vendeve europiane dhe kundërshtari i tij demokrat, presidenti aktual Joe Biden.

“Është një mënyrë negocimi”, tha ai.

Trump, i cili do të përballet sërish me Joe Biden më 5 nëntor, ka akuzuar shpesh aleatët e SHBA-së në NATO se nuk i përmbushin angazhimet e tyre për shpenzimet ushtarake.

“Mos harroni se kjo është më e rëndësishme për ata sesa për ne, ne kemi një oqean që na ndan nga disa probleme”, theksoi ai. /abcnews.al

Read Previous

Propozimi i Arsene Wenger që do ta ndryshojë futbollin përgjithmonë

Read Next

Bislimi: Kosova ka pak kontroll mbi rezultatin e procesit të dialogut