Trump: Evropa do të jetë përgjegjëse për të ndihmuar Ukrainën në të ardhmen

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi në një bisedë në Zyrën Ovale se vendet evropiane do të mbajnë përgjegjësinë kryesore për të ndihmuar Ukrainën, ndërsa Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk po dërgojnë asgjë në Kiev.

Trump gjithashtu u pyet nëse do të mbështeste Ukrainën në të ardhmen.

“Unë mendoj se Evropa do të jetë kryesisht përgjegjëse për këtë. Ne nuk po ofrojmë asgjë, e dini. Ka të bëjë gjithashtu me Evropën”, tha presidenti.

“Kemi pasur bisedime shumë të mira me Rusinë dhe gjithashtu kemi pasur bisedime shumë të mira me Ukrainën”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Shqipëria u bashkohet Kosovës dhe 11 shteteve tjera në programin britanik për trajnim ushtarak të ukrainasve

Read Next

Ministria e Mbrojtjes i quan dezinformata raportimet për mundësinë e largimit të trupave amerikane nga Kosova