Trump: “Do të doja të isha Papë”

Image credit: Al Drago / Bloomberg via Getty Images file

Një nga pyetjet që iu drejtua presidentit amerikan, Donald Trump, ishte se kush mendonte ai se duhet të ishte Papa i ri.

Duke buzëqeshur sapo dëgjoi pyetjen, Trump u përgjigj “Si Papë? Do të doja të isha Papa. Kjo do të ishte zgjedhja ime numër një”, shkruan skynews.

Ai shtoi se nuk kishte ndonjë preferencë për atë që duhet të jetë Papa i ri, por sugjeroi se Timothy Dolan, Kryepeshkopi i New Yorkut, mund të ishte një zgjedhje e mirë.

“Nuk e di. Nuk kam ndonjë preferencë. Por, duhet të them se kemi një kardinal nga një vend i quajtur New York që është shumë i mirë, ndaj do të shohim çfarë do të ndodhë”, deklaroi ai.

Kardinalët do të mblidhen javën e ardhshme në një konklav sekrete për të zgjedhur kreun e ri të Kishës Katolike, pas vdekjes së Papa Françeskut.

Ndryshe, tashmë dy emra përmenden më shpesh se të tjerët. Kardinali italian Pietro Parolin, sekretari i shtetit të Vatikanit, dhe kardinali filipinas, Luis Antonio Tagle, i njohur për afërsinë e tij me drejtimin reformues të Papës Françesku. /Telegrafi/

Read Previous

​”Vonesa në formimin e institucioneve të reja mban peng miliona euro për Kosovën”

Read Next

Formula 1 | Hamilton: Ja ku ndryshojmë unë dhe Leclerc në pilotim