Tridhjetë ditë afati për konsultime mbi planin zhvillimor 2021-2029 të komunës së Gjakovës

Është bërë hapja e shqyrtimit publik të draft planit të zhvillimit komunal 2021-2029. Udhëheqësja e sektorit për planifikim në drejtorinë e Urbanizmit, Leonora Rraci bashkë me zyrtarin për planifikim Rozafat Hoxha prezantuan para të pranishmëve planin fillestar i cili paraprakisht ka marrë pëlqimin nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. /www.syri-vision.tv/

Takimet pritet të mbahen në afat prej 30 ditësh në të gjitha bashkësitë lokale. Megjithatë nga anëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë edhe sot pati pyetje lidhur me këtë draft plan. Qytetarët u interesuan të dijnë më tepër rreth ndërtimeve të larta.

Përfaqesues nga Drejtoria për Urbanizëm sqaruan se dokumenti aktual i prezantuar nuk e jep konkretisht përgjigjen për secilën tokë, por dokumenti tjetër që pritet të miratohet pas këtij e që është harta zonale paraqet elementin e saktë të ndërtesave.

Në këtë takim pune u kërkua të dihet edhe dallimi mes planit zhvillimor të vitit 2006 dhe këtij aktual.

Për këtë, përgjigje dha kompania kontraktuese INSI sh.p.k nga Prishtina  të cilët vlerësuan se rrethanat e atëhershme dhe të tanishme dallojnë shumë. /www.syri-vision.tv/

Po ashtu u diskutua edhe për qështjen e energjisë efiqiente, përfshirjen e objekteve rinore dhe tematika të tjera. Ky konsultim publik do të zgjas 30 ditë nga dita e hapjes dhe takime të tilla do të mbahen në zona të ndryshme të komunës tonë, për të marrë vërejtjet dhe sygjerimet nga qytetarët të cilat pastaj do të shqyrtohen në përputhje me rregullat dhe ligjet në fuqi./https:/www.syri-vision.tv/

Read Previous

Këto janë masat e marra për të burgosurit, pas rritjes së rasteve me COVID-19

Read Next

Pse është mirë të bëni dush natën?