Tri raste të dhunës në familje vetëm dje në Kosovë

Tri raste të dhunës në familje janë regjistruar vetëm dje në Kosovë, njofton Policia e Kosovës, përcjell Gazeta Express.

Në Lipjan është arrestuar një burrë, pasi dyshohet se ka sulmuar një burrë tjetër.

“Lipjan / 03.11.2024 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Edhe në Rahovec u arrestua një burrë në dyshimin për dhunë në familje.

“Rahovec / 04.11.2024 – 19:43. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet se në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërsa në Gjakovë janë arrestuar dy gra pasi u kacafytën mes veti.

“Gjakovë / 04.11.2024 – 08:30. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat pas një mosmarrëveshje janë kacafytur në mes vete, me ç’rast ka ndërhyrë viktima femër kosovare e cila si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në raportin e policisë. /Express/

Read Previous

Ende ​vazhdon aplikimi i subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë

Read Next

Rusia kërkon të minojë besimin në zgjedhje, thotë inteligjenca amerikane