Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Lidhur me këto raste janë arrestuar disa të dyshuar.

Në Ferizaj, dy burra janë arrestuar nën dyshimin se në gjendje të dehur kanë sulmuar bashkëshortet e tyre. Sipas njoftimit, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia në Pejë, ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë psikike ndaj njerkës së tij. Sipas njoftimit, i njëjti ka qenë nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.

Ndërsa në Gjakovë, një person ka raportuar se vazhdimisht është duke u keqtrajtuar psiqikisht nga babai i tij. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 00:30. Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Kallxo.com/

Read Previous

Kaosi në Detin e Kuq, kërcënim për ekonominë globale, rrezikohet rritje e çmimeve të mallrave

Read Next

Në Kukës inaugurohet busti i Hasan Prishtinës