Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit të policisë 24-orësh, dy raste janë raportuar në Prishtinë.

“Prishtinë 03.12.2023 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Edhe i dyshuari i dytë për dhunë në familje është arrestuar nga institucionet.

“Prishtinë 25.11.2023 – 09:30.   Me 03.12.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se kishte pasur sulm fizik nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”.

Ndërsa, një person është arrestuar në komunën e Deçanit, pasi që dyshohet po ashtu për dhunë në familje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në QKMF dhe pas tretmanit mjekësor e njëjta dërgohet në shtëpi.  Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Po ashtu, një shtëpi në Veri është sulmuar nga disa personat të cilët kishin hyrë me forcë.

“Më 03.12.2023 ankuesja femër kosovare  ka raportuar se  person-a të panjohur  me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e tyre me ç’ rasti kishin demoluar disa gjësende. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Që nga janari e deri këtë muaj, në Kosovë janë raportuar rreth 2 mijë raste të dhunës në familje. /Albanianpost.com

Read Previous

​Haxhiu: Vrasësit e Liridonës duhet të marrin dënimin e merituar

Read Next

111 vjetori i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Begaj: Përulemi ndaj kontributit dhe sakrificave të të gjithë efektivëve