Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Tre raste me dhunë në familje, gjatë 24 orëshit të fundit në Kosovë janë raportuar nga policia.

Në Prishtinë janë raportuar dy raste për dhunë me familje.

Me datë  8 gusht  është arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht një femër kosovare.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rasti tjetër ka ndodhur, dje gjatë mesditës, një person ka kanosur një femër ndërsa , policia është në kërkim të dyshuarit dhe rasti është nën hetime.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili ndodhet në kërkim policor. Rasti nën hetime”, ka raportuar policia.

Kurse në Komunën e Ferizajt, dje  gjatë  mesditës është sulmuar një femër kosovare  nga një i dyshuar mashkull kosovarë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë policia.

Viktimës i është ofruar  tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit nga policia.

Read Previous

Kamberi – Vuçiqit: Të drejtat janë universale, ato nuk janë mëshirë e shtetit

Read Next

Asamblisti i LVV-së në mesin e të arrestuarve në Shqipëri, dyshohet se u kapën me mbi 10 mijë doza ekstazi