GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Mosmarrëveshje, përleshje, sulm fizik janë përmendur në tri raste të cilat janë iniciuar në Obiliq e Prishtinë më 12.12.2025 për dhunë në familje.
Policia ka njoftuar se në Prishtinë në orët e hershme të mëngjesit të ishte raportuar se një grua shtetase e Shqipërisë, pas një mosmarrëveshje ishte përleshur ndërmjet vete me ish të dashurin e saj të dyshuarin. Palët ishin dërguar në stacion dhe pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
Një tjetër rast në Prishtinë ishte regjistruar në orët e pasdites së 12.12.2025, një grua dhe i dyshuari, janë intervistuar lidhur me rastin dhunë në familje të cilët kanë deklaruar se kishin pasur një mosmarrëveshje mes veti. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.
Në Obiliq, policia ka arrestuar të dyshuarin për shkak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt. /Kallxo.com