Tri ndeshjet e Anglisë në Grupin D të EURO2020 do mbahen me tifozë

Anglia, dalëngdalë po fillon t’i rikthejë edhe tifozët nëpër stadiume.

Pas vendimit që ndeshja finale e Carabao Cup mes Cityt e Tottenhamit do të luhet me një numër të caktuar të tifozëve në “Wembley”, tashmë Anglia ka marrë vendim që edhe 3 ndeshjet e fazës grupore të Anglisë në EURO2020 do të luhen me shikues.

Tri ndeshjet e Anglisë në Grupin D të EURO2020, ndaj Çekisë, Skocisë e Kroacisë, do të luhen në Wembley dhe në të trijat do të lejohen 22,500 shikues të pranishëm në stadium, pra rreth 25% e kapacitet të stadiumit në fjalë.

Më vonë, do të kuptohet nëse me tifozë do të luhen edhe gjysmëfinalet e finalja e EURO2020, pasi që edhe këto përballje do të luhen në Wembley, përderisa EURO2020 do të luhet në 12 shtete të ndryshme të Evropës.

Read Previous

Zaniolo konfirmon se do të humbasë pjesëmarrjen në ‘Euro 2020’

Read Next

Zyra e Presidencës reagon për deklaratat lidhur me kishat serbe në Kosovë