Me valën e fundit të Covid-19 që po e pushton Amerikën jo për herë të parë, pritet të fillojë edhe një valë vaksinimi me doza shtesë brenda pak javësh, raporton CNN.
Ky proces është në përfundim e sipër dhe ka mbetur ta marrë dritën e gjelbërt –autorizimin nga FDA.
Sipas Dr. Anthony Fauci, lider i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në Amerikë, do të duhen tri doza të vaksinës për Covid-19 që të arrihet mbrojtja e plotë.
Ai i citoi dy studime të kryera në Izrael të cilat tregonin një rënie në numrin e të infektuarve mes personave të vaksinuar edhe me një dozë të tretë të vaksinës.
Sipas Fauci-t, studimet tregojnë arsye të mjaftueshme për të besuar se një dozë e tretë do ta rrisë rezistencën, dhe në rast se kjo dëshmohet, atëherë rutinës vaksinuese do t’i shtohet edhe kjo dozë, dhe si rezultat rutina e vaksinimit me tri doza do të jetë e vetmja.
Rekomandimet për dozën shtesë me shumë gjasë do ta rrisin nevojën e rivaksinimit të një pjese të madhe të popullsisë, ndaj edhe pritet që numri i dozave të vaksinave të fillojë të rritet që nga 20 shtatori. Kështu kanë lajmëruar autoritetet mjekësore në Amerikë. /kallxo.com/