Tri arsyet e Biden rreth kandidimit të tij për President

Joe Biden është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Biden kishte mposhtur në një garë mjaft të ngushtë dhe mjaft të diskutuar në mes tij dhe tashmë ish-presidentit, Donald Trump, i cili vazhdimisht i ka kundërshtuar këto rezultate.

Kurse përmes rrjetit social Tëitter, presidenti Biden ka treguar arsyes se pse i kishte hyrë garës për President të shtetit amerikan, në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2020.

“Për t’ia rikthyer shpirtin dhe dinjitetin vendit tonë. Për të rindërtuar ekonominë tonë dhe për ta ndihmuar bashkimin e vendit tonë. Jemi në rrugën e duhur, por ka ende punë për të bërë” , janë  arsyet që Biden i ka cekur në postimin e tij.

Kujtojmë që Biden kishte fituar zgjedhjet në saje të 306 votave elektorale gjersa Trump kishte marrë 232 sosh.

Read Previous

​Nikolla: Këshilli i Evropës do të mbetet i paplotë derisa të pranojë Kosovën

Read Next

Kurti, ushtarëve të rinj të FSK-së: Në ju shohim ndjenjën e shërbimit, detyrës, nderit dhe krenarisë