Tre të vdekur dhe 467 raste të reja me COVID gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Tre persona kanë humbur jetën pas infektimit me COVID-19 në Shqipëri, shifër më e ulët se ditët e kaluara.

Viktimat janë dy qytetarë nga Durrësi 58 dhe 74 vjeç dhe një 70 vjeçar nga Tirana.

467 persona janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, nga 2 mijë e 592 testime të kryera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar.

Në Shqipëri, momentalisht numërohen 8 mijë e 951 pacientë aktivë me COVID-19.

Këtë fundjavë janë shëruar dhe 691 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160 mijë e 130 që nga fillimi i pandemisë.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

Gjatë kësaj jave janë administruar gjithsej 2065 doza të vaksinës anti-COVID

Read Next

Mehaj pas situatës në veri: Siguria nacionale u sfidua dhe u provokua nga Serbia