Tre të vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

Në total numri i rasteve aktive është 3.605.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës.

Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

/Telegrafi/

Read Previous

Lojtari dhe pesëshja më e mirë e javës në Superligë

Read Next

Policia e Kosovës filloi sesionin informues për konkursin e punësimit i cili do të hapet së shpejti