Një person me origjinë nga Gambia u sulmua dhe u godit me thikë nga tre shqiptarë, të cilët u arrestuan nga autoritetet nën akuzën e tentativës së vrasjes.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur përgjatë rrugës bregdetare në Pontecagnano, ditën e djeshme.
Mësohet se gambiani u transportua në spitalin “Ruggi” në Salerno ku ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve të marra në pjesë të ndryshme të trupit.
Bëhet e ditur se karabinierët i njoftoi një kalimtar i rastit, i cili ishte dhe dëshmitar i ngjarjes, shkruajnë mediat e huaja.
Shqiptarët ndodhen në burg, ndërsa po vijojnë hetimin për të zbardhur ngjarjen.
Sipas autoriteve nuk përjashtohet mundësia që konflikti mund të ketë ndodhur për larje hesapesh mes të huajve të lidhur me trafikun e drogës.