Tre mjekë të QKUK-së sulmohen nga qentë endacakë, reagon SHSKUK

Tre mjekë të Klinikave të ndryshme të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë sulmuar nga qentë endacakë gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ku bëhet e ditur se 2 nga mjekët janë sulmuar në oborrin e QKUK-së dhe 1 jashtë tij.

Të njëjtit kanë marrë trajtim mjekësor.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës konifirmon se gjatë 24-orëve të fundit janë sulmuar 3 mjekë nga qentë endacak, 2 në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe 1 jashtë QKUK-së”, thuhet në njoftim.

SHSKUK kërkon nga organet kompetente që të trajtojnë me prioritet çështjen e qenve endacak brenda oborrit të QKUK-së.

Read Previous

Rusia gjobit Google me 4 milionë rubla

Read Next

19 raste të reja me COVID-19