Tre lojtarë të Bayernit marrin kërcënime me vdekje

Policia po heton kërcënimet me vdekje ndaj tre superyjeve të Bayern Munichut.

Robert Lewandowski, Manuel Neuer dhe Serge Gnabry thuhet se ishin në shënjestër në një letër anonime dërguar klubit gjerman për ndeshjen si mysafir i St Paul.

Bild e quajti treshen si emrat e mëdhenj të përmendur në mesazhin shumë abuziv.

Letra thuhet se thoshte: “Shpëtoni ligën, shpëtojeni sportin e futbollit. Zjarr dhe vdekje derrave të pistë të Bayernit”.

Një zëdhënës i policisë u përgjigj: “Ne po hetojmë për dyshime për kërcënime dhe prishje të qetësisë publike duke kërcënuar se do të kryejmë një krim”.

Thuhet se St Pauli ia ka dorëzuar letrën policisë pasi e ka marrë më 12 janar. Bayern ende nuk ka komentuar për këtë çështje. /Telegrafi/

Read Previous

Kaluan rrugën gabim, dënohen 246 këmbësorë

Read Next

Oda Amerikane shpreh shqetësimin e saj lidhur me rangimin e Kosovës në Indeksin e Lirisë Ekonomike