Transferimet verore në futboll kapin shifrën e rreth 6 miliardë eurove

FIFA ka publikuar raportin e “Transferimeve Ndërkombëtare” (1 Qershor – 2 Shtator 2024), një analizë e aktivitetit të transferimeve të lojtarëve gjatë afatit kalimtar të verës 2024, duke raportuar se kjo verë është numri më i lartë i transferimeve ndonjëherë.

Por, nëse numri total i transferimeve ndërkombëtare ka arritur në 10.900, investimi i përgjithshëm është në rënie, që në verën e vitit 2024 është 5.8 miliardë euro.

Një hap mbrapa krahasuar me 6.7 miliardë të shpenzuara në verën e 2023, që mbetet kështu rezultati më i lartë i regjistruar ndonjëherë. 5.8 miliardë të sesionit të fundit të verës, megjithatë, janë në vendin e dytë në renditjen e shifrave më të larta të shpenzuara ndonjëherë në një merkato të transferimeve verore përsa i përket transfertave ndërkombëtare.

Klubet angleze kryesuan me shpenzimet që tejkalojnë 1.5 miliardë euro. Anglia e cila shënoi edhe numrin më të madh të futbollistëve të ardhur nga jashtë. Brazili dhe Portugalia pasojnë.

Nga ana tjetër, Italia u rendit e dyta në mesin e federatave që shpenzuan më shumë në sesionin e fundit të merkatos së verës. /Albanianpost.com

Më poshtë janë  “top 10” federatat që shpenzuan më shumë  për transferimet ndërkombëtare në afatin kalimtar të verës 2024:

1.Anglia – 1.53 miliardë euro (526 ardhje të reja nga jashtë)

2.Itali – 746 milionë (336)

3.Franca – 630 milionë (315)

4.Spanja – 542 milionë (374)

5.Gjermani – 517 milionë (345)

6.Arabia Saudite – 390 milionë (128)

7.Portugalia – 228 milionë (394)

8.Brazili – 163 milionë (412)

9.Turqia – 121 milionë (213)

10.Belgjika – 99 milionë (213)

Read Previous

Sistemi i ri i kontrollit të pasaportave në BE hynë në fuqi nga 10 nëntori

Read Next

Rama nderon medalistët olimpikë: Medaljet jo rastësore