Trajneri i njohur që refuzoi të merr drejtimin e Gjermanisë

Federata e Futbollit të Gjermanisë, të mërkuren ka emëruar Julian Nagelsmannin si selektor të Kombëtares.

Ish-trajneri i Bayern Munich do ta drejtojë Gjermaninë në Kampionatin Evropian, “EURO 2024”.

Ai do të jetë zëvendësues i Hansi Flick, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit.

Por, përpara Nagelsmanit, drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit tentuan Jurgen Klopp. Tekniku i Liverpoolit ishte dëshira e madhe e DFB-së, por Klopp refuzoi udhëheqjen e kat9ër herë kampionëve të botës.

56-vjeçari ka kontratë me The Reds deri në verën e vitit 2026. Ai ndihet shumë mirë në Premier League dhe ka ndërmend ta respektojë marrëveshjen me Liverpoolin deri në fund./IndeksOnline/

Read Previous

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Read Next

Kryeministri i Polonisë i drejtohet Zelenskyt: Kurrë më mos e ofendo popullin polak