Tragjike në Panama, lufta mes bandave lë të vdekur futbollistin

Një lojtar i ekipit kombëtar të futbollit të Panamasë është qëlluar për vdekje në qytetin e Kolon të Panamasë, nga disa persona të armatosur, të cilët hapën zjarr ndaj një grupi njerëzish, ku mes tyre ishte dhe futbollisti 26-vjeçari Gilberto Hernandez.

Nuk dihet ende nëse futbollisti, i cili ka luajtur edhe për Club Atletico Independiente ka qenë objektivi i të shtënave, pasi në muajt e fundit ka nisur një luftë e egër mes dy bandave rivale të zonës për të kontrolluar trafikun e drogës.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave lokale, dy persona të armatosur detyruan një shofer taksie t’i çonte në një ndërtesë në lagjen Barrio Norte të qytetit dhe hapën zjarr ndaj grupit të mbledhur, duke plagosur 6 persona dhe lënë të vdekur në vend 26-vjeçarin. /i.m /abcnews.al 

Read Previous

Pas operacionit, gruaja zbulon se i kishte mbetur në bark pajisja kirurgjikale

Read Next

Voziti 113 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50, shoferi gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë-shoferi