Tragjedi në Francë: 13 vjeçarja shqiptare vdes pasi bie nga kati i pestë

Një ngjarja tragjike e ka tronditur Francën të shtunën e 26 nëntorit.

Një 13-vjeçare shqiptare ka vdekur pasi ra nga kati i pestë i një pallati.

Ende mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në Ban Saint- Martin afër qytetit të Metzit.

Rasti i 13-vjeçares e la të shokuar edhe kryebashkiakun Henri Hasser.

Ai nuk pati fjalë që ta përshkruajë ngjarjen e rëndë, shkruajnë mediat franceze.

Hasser tha se e ndjera ishte vajza më e madhe e familjes me origjinë shqiptare, sipas të cilit të gjithë janë të arsimuar.

Madje ai e përshkruante 13-vjeçaren si lidere të klasës në shkollën ku ishte.

Sipas kryebashkiakut, vajza ishte një fëmijë i fortë dhe mjaft dinamik.

Kjo i tronditi edhe të gjithë bashkëmoshatarët e saj në shkollën ku ajo ndiqte mësimet.

/KlanKosova/

Read Previous

Kurti: Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE në dhjetor

Read Next

Nesër pritet të hidhet në votim propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën