Tragjedi në Afrikën e Jugut, të paktën 19 viktima

19 persona humbën jetën në një tavernë në qytezën Soëeto, Afrikë e Jugut, pasi një grup burrash hapën zjarr me breshëri ndaj të pranishmeve.

Autorët  mbërritën me një taksi dhe hapën zjarr në lokalin Orlando East e më pas u larguan me nxitim.

Shefi i policisë së zonës tha se autorët  kanë përdorur një armë zjarri e kalibrit të lartë dhe kanë qëlluar rastësisht.  Zona ku ndodhën të shtënat ishte shumë e errët, duke e bërë më të vështirë gjetjen e njerëzve që mund të identifikonin të dyshuarit. Përveç viktimave shumë të tjerë ndodhen në spital pas plagëve të marra nga sulmi. Autoritetet nuk kanë bërë ende publike asnjë lloj motivi për ngjarjen ndërsa mësohet se viktimat i përkisnin moshave nga 19 deri në 35 vjeç.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Burimi: The Guardian, CNN

Read Previous

138 ditë luftë në Ukrainë

Read Next

Lufta shtrenjton grurin/ Pas 30 vitesh, çmimi arrin në 50 lekë për kilogram