Trafikonin drogë nga SHBA në Shqipëri duke përdorur postën, dy në pranga dhe një në kërkim

Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim pasi u zbuluan se trafikonin lëndë narkotike canabis sattiva, nga SHBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar.

Policia njofton se si pasojë e operacionit u sekuestruan 5 kg cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000, euro në qoftë se do të shitej te përdoruesit, e ndarë në pako, 5 aparate celulare, 8000 euro, dhe shuma të tjera parash.

Si rezultat u godit një grup që trafikonte lëndë narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit ppstar, dhe u vu në pranga shtetasi G. D., 23 vjeç, dhe një 16-vjeçar. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. K., 23 vjeç.

Tre shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 5 kg cannabis sativa me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000 euro nqs do të shitej te përdoruesit, 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash.

/albanianpost/

Read Previous

Shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës – katër persona në gjendje të rëndë

Read Next

Wenger i jep udhëzime Arsenalit për transferimin e Benzemas