Marakli tbicikllave janë mbledhur sot në “Tour de Gjakova” për të promovuar vlerat që ka sporti i ciklizmit. Do nisen prej parkut të qytetit për të vazhduar deri tek ura e fshajt.
Pas parkut të qytetit, maraklijtë ndaluan tek ura e Terzive, ku dhe u njoftuam nga organizatori më tepër rreth këtij eventi.
Këtij organizimi i janë bashkuar të apasionuar të bicikletave nga e gjithë Kosova, profesionistë, të vegjël e të rritur.
Aktivietei u përmbyll në Urën e Fshajtë, ku biciklistët ndaluan për të shijuar pak nga bukuritë e Drinit. Grupi marakli tbicikllave në rrjetin social facebook numëron mbi 20.000 anëtarë. Ata janë aktivë me aktivitete të shumta. Tour de Gjakova është mbështetur nga Komuna e Gjakovës.https://www.syri-vision.tv/