Tonali i pezulluar, vjen reagimi zyrtar nga klubi i Newcastle

Sandro Tonali u pezullua me 10 muaj nga futbolli si pasojë e përfshirjes së skandalin e basteve në Itali. Lojtari që është aktualisht pjesë e Newcastle në Premier League kishte vendosur baste sportive në platforma ilegale.

Ajo që rëndoi më shumë akuzat ndaj Tonalit është fakti se mesfushori kishte vendosur baste edhe për skuadrat në të cilat kishte luajtur më parë si Milani dhe Brescia. Tashmë, pezullimi 10-mujor do të shtrihet edhe në Angli me klubin e Newcastle që së fundmi ka reaguar edhe zyrtarisht sa i përket çështjes së Tonalit.

“Klubi i Newcastle konfirmon se mesfushori Sandro Tonali është pezulluar nga futbolli për 10 muaj, një pezullim që nis efektin e tij nga data 27 tetor i vitit 2023”, shkruhej në komunikatën e anglezëve. Në këtë formë, Tonali humbet sezonin dhe europianin me Italinë verën e ardhshme në Gjermani. /SuperSport.al/

Read Previous

VIDEO/ Aksident tragjik me 32 viktima e dhjetëra të plagosur

Read Next

Harta e re zbulon akullin në Mars