Togeri i FSK-së merr çmimin Honor Graduate në ShBA

Toger Leotrim Mziu ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë (IBOLC), në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu kanë bërë të ditur nga Forca e Sigurisë së Kosovës, duke shtuar se Mziu është shpërblyer me çmimin International Honor Graduate.

“Gjatë 19 javëve sa zgjati ky kurs, Toger Mziu ka treguar performancë të lartë, duke e prezantuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mesin e 170 pjesëmarrësve sa ishin në kurs, oficerë amerikanë dhe oficerë nga shtete të ndryshme të botës”, thuhet në njoftim.

Read Previous

Mali i Zi sot shënon Ditën e Shtetësisë

Read Next

Gjenden të gjymtuar gjashtë trupa të grave