E ftuar në emisionin Miq në pasdite ishte këngëtarja Festina Mejzini. Ajo ndau me ne detaje nga fillet e saj në karrierë, kreativiteti i karantinës, planet e të tashmes si dhe ato të së ardhmes. Siç duket Festina është një natyrë supersticioze. Pse?
Ajo tha se nëse ka diçka të pamundshme, është fakti që asnjëherë nuk mund të dalë në skenë pa orën fatsjellëse, të trashëguar nga gjyshi i saj. Në një moment të caktuar e ka harruar dhe gjërat nuk i kanë ecur ashtu siç duhet. Për më shumë ndiqni videon më poshtë: