Thyhet rekordi botëror i nxehtësisë në oqeane

Oqeanet kanë arritur temperaturën e tyre më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ku po ka pasoja të tmerrshme për shëndetin e planetit tonë.

Temperatura mesatare ditore globale e sipërfaqes së detit ka thyer një rekord të vitit 2016, sipas shërbimit të Bashkimit Evropian për ndryshimet klimatike Copernicus.

Ajo arriti në 20.96 gardë Celsius dhe kjo është shumë më e lartë se sa mesatarja për këtë periudhë të vitit, raporton bbc.

Oqeanet janë një rregullator jetik i klimës. Ata thithin nxehtësinë, prodhojnë gjysmën e oksigjenit të Tokës dhe nxisin ndryshmet e motit.

Ujërat më të ngrohtë kanë më pak aftësi për të thithur dioksid karboni, që do të thotë se më shumë nga ai gaz që ngroh planetin do të qëndrojë në atmosferë. Dhe gjithashtu mund të përshpejtojë shkrirjen e akullnajave që derdhen në oqean, duke dërguar në një rritje më të madhe të nivelit të detit.Reklama

Oqeanet më të nxehta dhe valët e të nxehtit shqetësojnë speciet detare si peshqit dhe balenat ndërsa lëvizin në kërkim të ujërave më të freskët, duke prishur zinxhirin ushqimor. Ekspertët paralajmërojnë se mund të preken rezervat e peshkut.

Disa kafshë grabitqare, duke përfshirë peshkaqenët, mund të bëhen agresive pasi ngatërrohen në temperatura më të nxehta.

Rekordi i thyer i temperaturës pason një seri valësh të nxehta detare këtë vit, duke përfshirë Atlantikun e Veriut, Mesdheun dhe Gjirin e Meksikës. /Telegrafi/

Read Previous

Kosova nesër përballet me Danimarkën

Read Next

Komisioni Evropian: Patate të skuqura nga Serbia përmbajnë substanca kancerogjene