Komisioni Evropian: Patate të skuqura nga Serbia përmbajnë substanca kancerogjene

Në kufirin kroat, një nivel i lartë i akrilamidit kancerogjen u gjet në një produkt ushqimor të prodhuar në Serbi.

Një nivel i lartë akrilamide është gjetur në patatet e skuqura (çipsa) të prodhuar në Serbi, është bërë e ditur në faqen e internetit të Komisionit Evropian.

Kroacia vendi ku është zbuluar ndërsa njoftimi i referohet Kroacisë dhe Serbisë, sipas faqes së internetit të sistemit evropian të alarmit të shpejtë.

Produkti nuk ka hyrë në tregun kroat dhe është shkatërruar në mënyrë të sigurt, raporton nova.rs.

Akrilamide gjendet zakonisht në bukë, patate të skuqura, drithëra, biskota dhe kafe.

Siç njofton Agjencia Kroate e Ushqimit, vlerësohet se prania e akrilamidit në ushqim mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit në të gjitha grupmoshat. /Telegrafi/

Read Previous

Thyhet rekordi botëror i nxehtësisë në oqeane

Read Next

Çfarë janë dronët e detit?