Disa persona të panjohur mëngjesin e djeshëm janë futur me forcë brenda dhe kanë thyer dollapët e objektit. Shefi i sektorit të hetimeve pranë stacionit policor në Gjakovë, Kapiten Emin Hoxhaj ka thënë se të gjitha njësitet janë duke u marrë me rastin dhe po vazhdojnë ta hetojnë.
Kjo nuk është hera e parë që muzeu i muzikës thyhet. Sipas zyrtarit komunal për trashëgimi kulturore, Leutrim Binxhija edhe pse nuk është vjedhur asgjë prapë dëmet materiale janë të mëdha.
Dikur këtu pasqyroheshin figura, kohëra e përsonalitete të muzikës. Këtë e tregon edhe piano e akademikut “Rauf Dhomi” e cila ende është këtu. Por për shkak të rasteve të tilla që po ndodhin rreziku qëndron se edhe kjo piano të dëmtohet.
Dihet se ky objekt i njohur si Tabhanja është dhënë në shfrytëzim por deri më sot përsoni apo biznesi që është përfitues nuk ka filluar veprimtarinë.
Muzeu I Muzikës ka qenë I vetmi I llojit të tillë jo vetëm në Kosovë por mbase edhe më gjërë.Por si duket nuk e kreu këtë aktivitet andaj mbetet të shihet se cila do të jetë gjendja e këtij objekti në të ardhmen.