Thyhet Muzeu i Muzikës në Gjakovë

Disa persona të panjohur mëngjesin e djeshëm janë futur me forcë në objektin e Muzeut të Muzikës në Gjakovë.

Zyrtari komunal për Trashëgimi Kulturore ka raportuar se të dyshuarit kanë rrëzuar të gjitha gjësendet të cilat kanë qenë të vendosura në dollape.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat janë duke e hetuar rastin.

Read Previous

​Rikthehen reshjet e shiut

Read Next

Mashtrohet në Facebook, paguan 10 mijë euro për t’i tërhequr 5 milionë dollarë