Thirrja e shefit të OBSH-së: Të lejohet ndihma mjekësore në Gazë

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të enjten se ai i ka kërkuar Egjiptit të ndihmojë në transferimin e furnizimeve mjekësore në Gazën fqinje ndërsa kriza humanitare në enklavë thellohet nën bombardimet izraelite.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi kishte rënë dakord të ndihmonte në transferimin e furnizimeve mjekësore përmes vendkalimit që lidh Egjiptin me Gazën jugore.

“Jam vërtet i shqetësuar. Zemra ime shkon për të gjithë ata që kanë humbur jetën dhe familjet e tyre nga Izraeli dhe Palestina. Ky është një moment shumë i trishtuar,” u tha ai gazetarëve në Lyon, Francë.

/euronews/

Read Previous

Shënoi gol në debutim me fanellën e Kosovës – Kush është Altin Zeqiri?

Read Next

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari “vijne” në Kino “Hyrije Hana” me filmin “Në Kuadër të Dashurisë”