Therje me thikë në Gjakovë, lëndohet një person

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka therur me thikë një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës raportohet se viktima nga plagët e marra është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë.

Ndërkaq, rasti në Polici është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Ministri austriak: Austria i mbështet të gjitha sanksionet ndaj Rusisë, përveç asaj për gazin

Read Next

Pesë rastet të dhunë në familje për 24 orë