Theret me thikë një 14 vjeçar në Gjakovë

O.Sh, 14 vjecar i cili ka mbetur i lënduar nga konfrontimi me shokun e klasës prapa kamerws tregon që fillimisht moshatari i cili e ka sulmuar nuk ia ka dalë ta lëndojë herën e parë pasi që O.Sh ka rezistuar por pas tentimit të dytë e ka lënduar në pjesën e poshtme të këmbës me thikë.

Sipas O.Sh nuk kanë pasur probleme në të kaluarën me personin që e ka goditur.
Fillimisht për O.Sh janë kujdesur shokët e klasës e edhe vet personi që e ka goditur derisa janë thirrur ekipet emergjente. 

Rastin e kanë konfirmuar nga reparti i kirurgjisë të cilët tregojnë që gjendja e pacientit është stabile për momentin.  

Nga policia e Kosovës rajoni në Gjakovë , përmes një komunikate thonë që në këtë ngjarje kanë qenë të përfshirë më shumë veta, teksa konfirmojnë  që tre persona të dyshuar për këtë rast janë në qendrën e ndalimit për 24 orë.

Pasi që ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të shkollës kemi kontaktuar edhe drejtorin e shkollës “Yll Morina” i cili përmes telefonit tha se nuk mund të prononcohet pasi që nuk ka akoma një pasqyrë të qartë të rastit.

Aktualisht i lënduari po vazhdon të marrë trajtim në repartin e Kirurgjisë në Spitalin “Isa Grezda”.

Read Previous

Pozhegu: Çdo libër e ka lexuesin e tij

Read Next

Shkolla “Këlmend Rizvanolli” shënon 9 vjetorin e themelimit