Themelorja dënon me 62 vite burgim gjashtë të akuzuarit për veprën penale të dhunimit

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 62 vjet burgim të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vejçares.

Sipas njoftimit Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Mitur ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R, G.S dhe E.S.

“Të akuzuarit B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga gjykata, pasi të njëjtit veç e veç kanë kryer veprën penale të Dhunimit, ashtu që i akuzuari B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vitesh, secili veç e veç”, thuhet në njoftim.

Poashtu i akuzuari G.S sipas njoftimit të gjykatës është liruar nga aktakuza për veprën penale të Dhunimit, i pandehuri D.RR është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit, i pandehuri F.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimi, si dhe i akuzuari E.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit.

“Të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S dhe M.R. iu është caktuar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. Të akuzuarit janë obliguar të kompensojnë shpenzimet e procedurës penale, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për kërkesën pasurore. Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim. /KosovaPress/

Read Previous

Kanosi prindërit e tij, arrestohet i dyshuari

Read Next

Trajtimi nga mjeket shoqërohet me rrezik më të ulët të vdekjes